Hamza: Rritja e pagave, detyrim i qeverisë sime
Aktuale
January 13, 2025 - 11:16
Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, ka thënë se rritja e pagave është detyrim i qeverisë së tij në rast se del fitues në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Hamza, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, tha se rritja e pagave është drejtësi, sepse mundëson që çdo qytetar të jetojë me dinjitet.
“Rritja e pagave është detyrim i qeverisë sime për kontributin që ju jepni për shoqërinë. Është motivim që secili nga ne të punojmë më mirë për vendin tonë. Është edhe drejtësi, sepse mundësojmë që çdo qytetar të jetojë me dinjitet”, ka thënë ai.