Hoxhaj viziton një kompani prodhuese në Vushtrri: Ju e dizajnoni imazhin e Kosovës jashtë
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka vizituar kompaninë e prodhimit të mobiljeve, “Loni Dekor”, në qytetin e Vushtrrisë.
Gjatë vizitës, Hoxhaj u njoh nga afër me procesin e prodhimit, cilësinë e produkteve dhe standardet që kjo kompani aplikon.
Hoxhaj vlerësoi lartë punën dhe përkushtimin e stafit të kompanisë, duke theksuar rëndësinë që “Loni Dekor” ka jo vetëm për zhvillimin ekonomik lokal, por edhe për përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në tregjet ndërkombëtare.
“Ju në fakt e dizajnoni imazhin e Kosovës jashtë. Ky është një shembull i shkëlqyer i suksesit vendor.” tha Hoxhaj.
Ai theksoi se mbështetja për bizneset e vogla dhe të mesme është thelbësore për zhvillimin ekonomik të vendit.
Kjo vizitë është pjesë e angazhimeve të Hoxhajt për të promovuar historitë e suksesit të biznesit vendor dhe për të ndihmuar në krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e tyre.