Arben Limanaj: Diaspora është zëri që ndryshon historinë, bashkohuni për një Kosovë më të mirë
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Arben Limanaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, u bën thirrje të gjithë bashkatdhetarëve kudo që ndodhen për t’u bashkuar në rrugën drejt ndryshimit dhe zhvillimit të Kosovës.
“Kur Kosova flet për zhvillim, drejtësi dhe një të ardhme më të mirë, ju jeni ata që mund të bëni ndryshimin nga mijëra kilometra larg,” theksoi Limanaj, duke e vlerësuar votën e diasporës si një mjet të fuqishëm për progres dhe dinjitet kombëtar.
Sipas tij, vota e çdo qytetari është një dritë shprese për vendin, ndërsa angazhohet për veprime konkrete në kuadër të platformës “Rruga e Re” të LDK-së, raporton Zeri.info.
“Kjo nuk është vetëm një ftesë për të votuar – kjo është një thirrje për të ndërtuar një të ardhme ku fëmijët tanë të ndihen krenarë,” deklaroi Limanaj, duke theksuar se numri 65 përfaqëson guximin për të sfiduar të vjetrën dhe për të ndërtuar një Kosovë më të drejtë dhe të zhvilluar.
“Kjo nuk është thjesht një votë. Kjo është histori në duart tuaja,” ka shkruar Limanaj në Facebook.
Ndryshe Limanaj, me numrin 65 dhe LDK-ja 124, bën thirrje për mobilizim të gjerë dhe bashkim të fuqisë qytetare për një të ardhme të ndritur.
#BëhuNdryshimi #LDK #DiasporaNdryshon