Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
Aktuale
January 10, 2025 - 19:45
Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Lumbardh Salihu, i cili është kandidat për deputet nga radhët e LDK-së me numrin 77, ka paralajmëruar fillimin e fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Në rrjetet e tij sociale, ai ka publikuar një video nga takimet e parafushatës, ku prezanton fillimin e fushatës dhe thekson numrin 77, që mban në listën e kandidatëve për deputetë të LDK-së.