Osmani tregon se cilin ushqim tradicional e gatuan më mirë se në çdo restorant [video]
Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka treguar se është një kuzhiniere e mirë për familjen e saj dhe se shpesh gatuan, pasi, siç thotë, e ka pasion kuzhinën.
Osmani ka treguar se ushqimin e vajzave e përgatit gjithmonë vetë, ndërsa shpesh gatuan edhe në darkë dhe gjithmonë në vikende.
“Përgatitja e ushqimit për vajzat e mia është një nga gjërat që më jep jashtëzakonisht shumë kënaqësi, në shumë raste mëngjesin e përgatis, edhe darkën, ndërsa në vikende pothuajse gjithmonë gatuaj”, ka thënë Osmani në Podkastin “Me Mirën”, transmeton Zeri.info.
Ajo e pranoi pa modesti se gatuan mirë, ndërsa këtë vlerësim e ka edhe nga të tjerët, duke treguar edhe specialitetin që e bën më së miri.
“Tavën e Kosit [Tava e Elbasanit] e bëj më së miri, e kam specialitet e bëj më së miri në të gjitha restorantet në Kosovë. Besoj, së paku nga vlerësimet e të tjerëve, shumicën e ushqimeve i përgatis shumë mirë, më pëlqen edhe të eksperimentoj me ushqime, sidomos nga kulturat e tjera”, tha Osmani. /Zëri