Qeveria miraton rritjen e pensioneve për 20% të kategorive të dala nga lufta
Foto: Laura Hasani

Qeveria miraton rritjen e pensioneve për 20% të kategorive të dala nga lufta

Aktuale January 10, 2025 - 11:56

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot vendimin për rritje të pensioneve për kategoritë e dala nga lufta.

Me vendimin e sotëm, do të rriten për 20 për qind pensionet e përcaktuara me Ligjin për kategoritë e luftës, përkatësisht familjet e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të UÇK-së, viktimat e dhunës seksuale të luftës, viktimave civile dhe familjeve të tyre, transmeton Zeri.info.

Ky vendim u votua nga të gjithë pjesëtarët e kabinetit të Qeverisë që ishin të pranishëm në mbledhjen e sotme. /Zëri