Pas takimit me Osmanin, zyrtari i DASH-it shkon te Kurti
Foto: Laura Hasani

Pas takimit me Osmanin, zyrtari i DASH-it shkon te Kurti

Aktuale January 10, 2025 - 10:42

Richard R. Verma, zëvendëssekretar i shtetit amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, ka përfunduar takimin me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Pas takimit me Osmanin, Verma është nisur në drejtim të Qeverisë, ku pritet të takohet me kryeministrin Albin Kurti, shkruan Zeri.info.

Derisa Presidenca kishte njoftuar për takimin me Verman, një njoftim për takim me Kurtin nuk është bërë nga Qeveria. /Zëri