Verma nis vizitën në Kosovë, pritet nga Osmani
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma, ka nisur sot vizitën në Kosovë.
Verma është pritur nga presidentja e vendit Vjosa Osmani, me të cilën tashmë ka nisur edhe takimi, shkruan Zeri.info.
Ndryshe, Verma ditë më parë në një postim në platformën X ka shkruar se me vizitën në tri shtete të Ballkanit kanë shprehur dëshirën për të rikonfirmuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara për forcimin e bashkëpunimit ekonomik, qeverisjes demokratike dhe sundimit të ligjit me vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Jam i gëzuar që do të udhëtoj këtë javë në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi për të rikonfirmuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara për përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik, qeverisjes demokratike dhe sundimit të ligjit me vendet e Ballkanit Perëndimor”, shkroi ai. /Zëri