BIK-u i ndalon imamët e punonjësit të merren me fushatë dhe parti politike

BIK-u i ndalon imamët e punonjësit të merren me fushatë dhe parti politike

Aktuale January 09, 2025 - 14:06

Bashkësia Islame e Kosovës ka lëshuar një vërejtje për të gjithë imamët dhe punonjësit e BIK-ut lidhur me qëndrimet e tyre politike në periudhën e fushatës elektorale të zgjedhjeve parlamentare të këtij viti.

Në vendimin, të cilin e ka parë Insajderi, BIK-u tërheq vërejtjen e nëpunësve administrativë dhe fetarë që të shtojnë kujdesin karshi paraqitjeve mediale, si dhe qëndrimeve në rrjete sociale.

BIK-u ndalon qëndrimin personal politik, pjesëmarrjen në fushatë zgjedhore, të qenit aktivist i ndonjë partie politike apo edhe kandidat për deputet.

“Çdo veprim i tillë nga sa u përmend më lart, konsiderohet shkelje e Kushtetutës së BIK-ut, ligjeve dhe akteve tjera normative të saj, për çfarë edhe do të sanksionohen”, thuhet ndër të tjera në vendim.

Përgjatë ditës së djeshme, tre zyrtarë policorë janë suspenduar si pasojë e pjesëmarrjeve nëpër tubime politike. /Insajderi

Image