Ramadani reagon ndaj Maqedoncit: Publikoje letrën drejtuar komandantit të KFOR-it
Foto: Laura Hasani

Ramadani reagon ndaj Maqedoncit: Publikoje letrën drejtuar komandantit të KFOR-it

Aktuale January 09, 2025 - 12:37

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka reaguar ndaj ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, që mohoi se janë rizotuar ndaj KFOR-it se nuk do ta dërgojnë FSK-në në veri.

Ramadani, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka kërkuar nga Ejup Maqedonci që të publikojë letrën drejtuar komandantit të KFOR-it, raporton Zeri.info.

Njoftimi i plotë:

Sot, ministri i Mbrojtjes e paska konfirmuar se letrën që ia ka dërguar komandantit të KFOR-it ka të bëjë me vendosjen dhe/apo lëvizjen e FSK-së në veri të Kosovës.

E paska konfirmuar atë që e thashë mbrëmë në Pressing T7 se letra është kërkuar pas një rasti ceremonial në veri të Kosovës.

Por, për të sqaruar gjithçka, ministri Maqedonci është më mirë ta publikojë letrën!

Transparenca ndihmon demokracinë!