Ditë zie për vdekjen e ish-presidentit Carter, ulet në gjysmështizë flamuri i SHBA-së në Ambasadën në Prishtinë
Aktuale
January 09, 2025 - 09:47
Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës u ul në gjysmështizë sot për Ditën e Zisë Kombëtare, për ta nderuar presidentin e 39-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, James Earl Carter Jr.
Carter vdiq më 29 dhjetor në moshën 100-vjeçare, pas gati dy vjetësh nën vëzhgim mjekësor në shtetin e Georgias.
Arkivoli i tij kaloi nëpër rrugët e vendlindjes së tij në qytezën Plains, nëpër bulevardet e Atlantas, kryeqytetin e shtetit.
Mijëra njerëz bënë homazhe në Kapitol të Shteteve të Bashkuara për ta nderuar atë të mërkurën.