Enver Hoxhaj uron kancelarin e ri austriak: Mbështetës i fuqishëm i Kosovës për integrim në BE

Enver Hoxhaj uron kancelarin e ri austriak: Mbështetës i fuqishëm i Kosovës për integrim në BE

Aktuale January 08, 2025 - 12:26

Ish-ministri i Jashtëm dhe deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka uruar Alexander Schallenbergun për marrjen e detyrës si kancelar i Austrisë.

Në një status në X (Twitter), Hoxhaj ka theksuar miqësinë e tyre të gjatë dhe mbështetjen e Schallenbergut për Kosovën dhe integrimin evropian të Ballkanit.

“Urime për Alexander Schallenbergun për marrjen e detyrës si kancelar i Austrisë! Një mik i madh imi dhe një mbështetës i fuqishëm i Kosovës. Përkushtimi i tij ndaj integrimit të gjithë rajonit në BE është i fuqishëm. I uroj suksese në këtë rol të rëndësishëm!”, shkroi Hoxhaj.

Hoxhaj dhe Schallenbergu kanë pasur takime të shumta në konferenca ndërkombëtare gjatë viteve të fundit, duke përfshirë forumin “Globsec” në Bratislavë dhe Konferencën e Sigurisë në Munih.

Schallenbergu njihet për qëndrimet e tij pro zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit evropian. /Zëri