Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK-ja thërrasin konferencë për media
Foto: Laura Hasani

Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK-ja thërrasin konferencë për media

Aktuale January 08, 2025 - 08:15

Ministria e Shëndetësisë, në krye me Arben Vitinë, bashkë me IKSHPK-në, në krye me Ardita Barakun, do të mbajnë konferencë për media.

Vitia dhe Baraku do t’u adresohen mediave në orën 13:00, në ambientet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Tematikat që do të prezantohen në këtë konferencë nuk janë bërë të ditura akoma.