Rama: Në Mars Shqipëria prezantohet si fytyra e panairit më të madh në botë për turizmin
Foto: Laura Hasani

Rama: Në Mars Shqipëria prezantohet si fytyra e panairit më të madh në botë për turizmin

Aktuale January 07, 2025 - 17:46

Tabloidi gjerman “Bild” e ka renditur Shqipërinë, në krye të destinacioneve për të udhëtuar gjatë këtij viti. Ndërsa ka ndarë artikullin Kryeministri Edi Rama e quan superpromovim ndërkombëtar mediatik.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kryeministri Rama shton se po përgatitemi që gjatë muajit Mars të prezantohemi si fytyra e ITB Berlin 2025, panairit më të madh në botë për turizimin.

“Superpromovim ndërkombëtar mediatik nga tabloidi gjerman “Bild” që na rendit në krye të listës së destinacioneve për të udhëtuar gjatë këtij viti. 356 mijë vizitorë nga Gjermania kanë udhëtuar drejt Shqipërisë deri në Nëntor, ndërsa po përgatitemi që gjatë muajit Mars të prezantohemi si fytyra e ITB Berlin 2025, panairit më të madh në botë për turizmin”, shkruan Kryeministri Rama.