Maqedonci në Shqipëri: Bashkë për një ushtri më të përgatitur dhe më të fortë
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci po qëndron në Shqipëri me ftesë të homologut të tij, Pirro Vengu.
Ai ka marrë pjesë në ceremoninë e betimit të kursantëve të Kursit Komando, zhvilluar në Regjimentin e Operacioneve Speciale në Zallher.
“Me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, z. Pirro Vengu, sot kisha nderin që të marr pjesë në ceremoninë e betimit të kursantëve të Kursit Komando, zhvilluar në Regjimentin e Operacioneve Speciale në Zallher”, ka shkruar ministri.
Maqedonci shton tutje se “Ushtarakët nga Kosova pas përfundimit me sukses të këtij kursi tejet sfidues, do të kenë mundësinë që njohuritë e shkathtësitë e fituara t’i vënë në funksion të zhvillimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe mbrojtjes së vendit”.
“Bashkë për një ushtri më të përgatitur dhe më të fortë”, theksoi ai.