Hamza viziton babanë e sëmurë të Thaçit në spital
Aktuale
January 07, 2025 - 11:59
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, është parë sot në Klinikën Infektive të QKUK-së.
Ai e ka vizituar babanë e ish-presidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçin, i cili po qëndron i shtrirë qe disa ditë në spital, për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.
Haxhi Thaçi është 87-vjeçar dhe në vitet e fundit, siç është raportuar disa herë, atij i është rënduar gjendja emocionale dhe shëndetësore edhe për shkak të dhimbjes për djalin e tij, i cili po vazhdon të mbahet në burgun e Hagës. /Klankosova