Tahiri: Haradinaj kurrë nuk është intervistuar në Kryeministri nga Prokuroria Speciale
Foto: Laura Hasani

Tahiri: Haradinaj kurrë nuk është intervistuar në Kryeministri nga Prokuroria Speciale

Aktuale January 07, 2025 - 08:30

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se Ramush Haradinaj nuk është intervistuar kurrë në Kryeministri nga Prokuroria Speciale.

Duke iu referuar deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, ai tha se i njëjti ka dëshirë të viktimizohet, sepse e dinë që qytetarëve u dhimbet i dobëti.

“Ramushi nuk është i intervistu kurrë, në rastin e veteranëve janë marrë fajllat në kryeministri. Nuk është intervistu, janë marrë dokumentet prej prokurorëve të rastit. Ky njeri(Kurti) ju thotë unë guxoj me ju thanë juve jo, ju a guxoni me vepru. Albini ka dëshirë me u viktimizu, sepse shqiptarit të Kosovës i dhimbet i dobëti”, ka thënë Tahiri në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Tahiri ka kritikuar edhe deklaratën e Kurtit për kryeprokurorin, Blerim Isufaj.

“Për këtë vend është dhënë shumë dhe me dal kryeministri në foltore e me ofendu sistemin e drejtësisë, Gjykatën Kushtetuese, me ofendu Blerim Isufaj këtu veç në Kosovë ndodh as në Afrikë… Çfarë dinë Kurti për këto punë? A ja ka hek Radoiçiqit urdhërarrestin a jo? Kjo është me këqyre me çnuk ndonjë votë”, ka thënë ai.