Rama: 2024, viti i gjuhës shqipe- vendosëm piketa për ruajtjen dhe promovimin e saj
Aktuale
January 06, 2025 - 17:31
Në kuadër të Vitit të Gjuhës Shqipe, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama thotë se janë vendosur piketa të reja për mbrojtjen dhe promovimin e saj, si një element kyç i identitetit tonë kombëtar.
“Ky vit i veçantë na dha mundësinë të reflektojmë mbi vlerën e gjuhës, si një pasuri e përbashkët që na lidh si popull, kudo që ndodhemi dhe të zhvillojmë më tej planet tona për mbështetjen e mësimit shqip në diasporë”, thotë Rama.
Rama shton se vitin që lamë pas po ashtu janë hedhur hapa konkretë për të mbështetur mësimin e shqipes në diasporë, duke zhvilluar plane që sigurojnë përhapjen dhe forcimin e përdorimit të saj në komunitetet shqiptare jashtë vendit.