Haradinaj: Numri ynë është 137, fitorja e Kosovës më 9 shkurt
Aktuale
January 06, 2025 - 14:43
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shprehur besimin se numri 137 do të sjellë fitore në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Në një postim në rrjetet sociale, Haradinaj ka theksuar se nën këtë numër do të garojnë aleancat politike që përfshijnë Aleancën, Nismën, Konservatorët, Forumin Intelektual E-30 dhe Listën Ideal.
“Numri ynë është 137. Nën numrin 137, më 9 shkurt, janë Aleanca – Nisma – Konservatorët – Forumi Intelektual E-30 dhe Lista Ideal. Në numrin 137 është fitorja e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj, duke u bërë thirrje qytetarëve të mbështesin këtë koalicion në zgjedhjet që do të mbahen më 9 shkurt.