Krasniqi: Numri 131 na bashkon në vizionin për një Kosovë më të mirë
Aktuale
January 06, 2025 - 12:59
Partia Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 9 shkurtit do të garojë me numrin 131, sipas shortit të hedhur sot nga KQZ-ja.
Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi është shprehur se 131 është numri i fitores, i besimit dhe i së ardhmes.
Krasniqi, në një postim në Facebook, ka thënë se PDK-ja me kandidatin për kryeministër Bedri Hamzën dhe listën e kandidatëve për deputetë është e mobilizuar dhe e gatshme për fitore në zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Numri 131 na bashkon në vizionin për një Kosovë më të mirë. Me punë të palodhshme, përkushtim të madh dhe kompetencë të dëshmuar, bashkë do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për çdo qytetar. Kosova mundet ma mirë!”, shkoi ai.