Haziri: Qeveria “Kurti” ka përjashtuar Gjilanin nga investimet
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka përjashtuar Gjilanin dhe Anamoravën nga investimet.
Haziri, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Qeveria aktuale i ka bllokuar të gjitha projektet kapitale e zhvillimore, ndërsa shton se LDK-ja është shpresë për qytetarët.
“Qeveria në largim e përjashtoi Gjilanin e Anamoravën prej kujdesit në investime, LDK-ja besë dhe shpresë për qytetarët. Shtabet e LDK-së Bresalc, Ponesh, Verbicë të Zhegocit, Kishnapole, Sllakoc, Gadish e Dobërçan, dëshmuan angazhimin e jashtëzakonshëm për ta bërë fitoren e madhe më 9 shkurt. Tash e katër vjet, qeveria në largim e përjashtoi nahinë tonë nga kujdesi në investime, duke i bllokuar të gjitha projektet kapitale e zhvillimore”, tha Haziri.