Berisha sot në SPAK, PD-ja “rrethon” godinën

Berisha sot në SPAK, PD-ja “rrethon” godinën

Aktuale January 06, 2025 - 09:15

Ish-kryeministri Sali Berisha do të paraqitet ditën e sotme në SPAK, pas vendimit të Apelit të GJKKO, që vendosi ndaj tij masën “Detyrim paraqitjeje”.

Kjo masë nuk është pritur mirë nga drejtuesit e Partisë Demokratike, të cilët pritet të mbajnë një protestë përpara godinës së Prokurorisë së Posaçme gjatë kohës kur Berisha të jetë aty.

PD-ja u ka dërguar strukturave një njoftim përmes mesazheve në celular, ku i kërkohet pjesëmarrja në protestë.

“Të dashur miq. Ditën e hënë, në orën 9:30, të mobilizojmë të gjithë strukturat e degëve për të protestuar përpara SKAP-it, si vegël në duart e Ramës për të përndjekur kundërshtarët politik. Do jemi aty në mbështetje të të drejtës, të ligjit dhe të vërtetës, që është në anën e kryetarit të PD, prof. dr. Sali Berisha. Në orën 9:30 përpara selisë së SKAP-it. Faleminderit!”, thuhet në njoftimin e PD drejtuar strukturave. /A2cnn