Në Merdar, deri në dy orë pritje për të dalë nga Kosova
Foto: Laura Hasani

Në Merdar, deri në dy orë pritje për të dalë nga Kosova

Aktuale January 06, 2025 - 08:04

Me rastin e përfundimit të festave të fundvitit një numër i madh i mërgimtarëve kanë nisur të kthehen në vendet evropiane, ku jetojnë dhe punojnë.

Ata këto ditë janë ballafaquar me pritje të gjata në pikat kufitare, sidomos ato me Serbinë.

Me pritje të gjata ata po përballen edhe mëngjesin e së hënës.

Sipas të dhënave nga Qendra e Menaxhimit Kufitar të MPB-së, situata paraqitet më e ngarkuar te pika kufitare në Merdar.

Atje pritjet shkojnë nga 100 deri 120 minuta për të dalë nga Kosova.