Tërmet pranë Kaçanikut me fuqi 2.8 shkallë të Rihterit
Aktuale
January 05, 2025 - 23:49
Më 5 janar 2025, në orën 23:12 sipas kohës lokale, është regjistruar një tërmet me magnitudë 2.8 në rajonin kufitar mes Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Epiqendra e tërmetit ishte 4 kilometra në juglindje të Kaçanikut, me një thellësi prej 8 kilometrash.
Lëkundjet janë ndjerë në zonat përreth, por deri tani nuk raportohen dëme materiale apo pasoja të tjera /MeteoKosova/