Moti për pesë ditët e ardhshme
Gjatë javës së ardhshme, në Kosovë pritet të jetë kryesisht mot me diell, por s’do të mungojnë as vranësirat e ngricat gjatë mëngjeseve.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik temperaturat do të lëvizin nga -6 gradë Celsius deri në 12 gradë Celsius.
Njoftimi i plotë i IHMK-së:
E hënë:
Moti kryesisht me diell dhe vranësira të pakta. Në mëngjes ngrica dhe kushte për mjegull. Temperaturat minimale ndërmjet -6 deri -3°C, ndërsa maksimale 3-7°C. Do të fryjë erë e lehtë nga juglindja.
E martë:
Moti me diell dhe vranësira të pakta, më shumë për gjatë relievit malor. Temperaturat minimale ndërmjet -3 deri 1°C, maksimale 6-9°C. Erë e lehtë nga juglindja.
E mërkurë:
Moti me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale -2 deri 2,ndërsa maksimalet 7-12°C. Erë nga juglindja me shpejtësi 1-3m/s.
E enjte:
Mot I vranë dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale -2 deri 2°C, maksimale 8-12°C. Erë nga juglindja me shpejtësi 1-4 m/s.
E premte:
Moti me diell dhe vranësira të dendura. Vranësirat parashihen të sjellin riga shiu në vise të ulëta, derisa në viset malore parashihen fjolla bore. Temperaturat minimale 0-3 gradë Celsius,ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5 -10°C.