Iu dha lamtumira e fundit Fatmir Bajramit

Iu dha lamtumira e fundit Fatmir Bajramit

Aktuale January 04, 2025 - 21:59

Sot iu dha lamtumira e fundit kameramanit të RTK-së, Fatmir Bajrami, i cili një jetë të tërë ia kushtoi krijimtarisë informative, artistike dhe kulturore kombëtare dhe shtetërore të Kosovës.

Ndërsa përmes syrit të kamerës, solli te shikuesi ngjarje të shumta të pjesëmarrjes së zhvillimit në rrjedha të kohës për rreth gjysmë shekulli krijimtari. Ai u kujtua edhe nga kolegët të cilët e mbajnë mend për vepra e kujtime të mira.

Ishte njeri i dashur, i afërt, korrekt dhe i veçantë në mbështetje të gjeneratave të reja. Ndërsa ndarja nga jeta nuk është mungesë vetëm për familjen Bajrami tha drejtori i Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla.

“Ai ka qenë një profesor, profesor i veçantë, me një shkollim francez. Mendoj që shoqëria e Kosovës dhe mediat kanë humbur një njeri të madh të bazave të gazetarisë televizive”, tha drejtori i RTK TV-së.

Na shkoi më i miri, ishte unik që nga fëmijëria, rinia studimet dhe puna dhe në punë thotë Lumnije Mikullovci, ish-kolege e tij.

“Ka qenë thuaja një institucion në vete, sepse pas akademisë thuaja ishte pionier në TVP, pastaj në RTK, dhe ka trajnuar shumë të rinj me profesionin që ai çka ka ditë ka lanë trashëgimi. Rrallë ka njerëz të tillë, shumë rrallë, lamtumirë i thash dhe shumë vështirë e pata”, tha ajo.

Ishte i dashur, rrezatonte respekt. Na tregonte për familjarët dhe shokët, tha i biri Elodi.

Lamtumirë i dhanë edhe kolegët e Radiotelevizionit të Kosovës me të cilët punoi për dekada, duke krijuar kujtime të bukura me secilin prej tyre.