Nikaj: Kurti nuk po dëshiron t’i vizitojë ish-krerët e UÇK-së në Hagë, po e konsideron veten të veçantë
Sekretari për marrëdhënie me jashtë i Partisë Demokratike të Kosovës, Bernard Nikaj, e ka komentuar arsyen e kryeministrit Albin Kurti, për mosvizitë tek ish-krerët e UÇK-së në Hagë, ku tha se këtë vizitë s’po e bën se ka shumë formularë për t’i plotësuar.
Nikaj tha se Kurti e konsideron veten të veçantë prej të gjithë atyre qindra-mijëra njerëzve që sipas tij, i kanë vizituar ata që po më bahen në Hagë.
“Për sa i përket procedurave, procedurat janë standarde, disa formularë të thjeshtë që plotësohen në më pak se 15 minuta. Ky është vetëm një arsyetim i kryeministrit për mosvizitë, për moskujdesje ndaj Gjykatës Speciale dhe ndaj atyre që mbahen padrejtësisht tash e disa vite në Hagë”.
“Kryeministri po e arsyeton moskujdesin e tij me përtesë. Ashtu po e interpretoj unë pasi s’po e shoh një mënyrë tjetër për ta interpretuar faktin që dikush thotë se “po përtoj t’i plotësoj disa formularë”. Ata formularë nuk janë më të komplikuar sesa kur aplikon kryeministri për çfarëdo vize”, tha Nikaj.
Tutje, ai tha se Kurti ka asisçentë e këshilltarë që do të mund ta ndihmonin atë në plotësimin e formularëve, por sipas tij, “ai s’po do t’i vizitojë Thaçin, Veselin, Krasniqin, Selimin dhe të tjerët në Hagë”. /klankosova