AGK-ja për Fatmir Bajramin: Ishte mentor dhe udhëheqës i shumë brezave
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), i ka shprehur ngushëllime familjes, miqve e kolegëve të ish-kameramanit të RTK-së, Fatmir Bajrami, që ka vdekur sot në moshën 75-vjeçare.
AGK thotë se Bajrami përpos kontribues në profesionin e tij prej kameamani në media, dha kontribut edhe në kinematografinë vendore.
“Ai ishte mentor dhe udhëheqës për shumë breza kameramanësh, në Transmetuesin Pubilk të Kosovës. Kontributi i tij i veçantë gjatë viteve të 90-ta dhe në kohën e luftës, duke sjellë përmes kamerës realitetin nga frontet e luftës dhe kampet e refugjatëve, do të mbetet përgjithmonë në historinë tonë kolektive”, ka shkruar AGK.
Ndërkohë, edhe menaxhmenti dhe punëtorët e RTK-së i kanë shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes së kolegut tonë shumëvjeçar, duke e vlerësuar atë si mësuesin e parë të kamerës për shumë nga kolegët e rinj dhe që me përvojën e tij të gjatë ndikoi në rritjen e cilësisë programore në RTK.