Ushtarët polakë të KFOR-it kryejnë patrullime në veri të Kosovës
Ushtarët polakë të caktuar në Komandën Rajonale Lindje të misionit të udhëhequr nga NATO-ja, dhe KFOR-i, kanë kryer patrullime të kombinuara, me automjete dhe në këmbë, në pjesën veriore të Kosovës.
Këto veprime janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.
KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, duke kontribuar për lirinë e lëvizjes dhe për një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet në Kosovë.
Përmes njoftimit në rrjetin social Facebook, KFOR-i thekson se misioni bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe me Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës për sigurinë.