Policia e Kosovës ndan mirënjohje për stafin mjekësor
Aktuale
January 03, 2025 - 17:01
Policia e Kosovës ka ndarë mirënjohje për stafin shëndetësor të QKUK-së, si shenjë mirënjohje për kontributin ndaj policëve.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka pritur në një takim zyrtar drejtorin e QKUK-së, Osman Hajdari dhe drejtorin e Departamentit Mjekësor të SHSKUK-së, Ardian Shefkiu.
“Në shenjë mirënjohje për kontributin e treguar, në ofrimin e përkrahjes shëndetësore ndaj punonjësve të PK-së, drejtori Hoxha, ndau shatë mirënjohje për menaxhmentin dhe personelin mjekësorë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Sipas këtij njoftimi, angazhimi i personelit mjekësor ka ndikuar në ngritjen e efikasitetit të punës së punonjësve policorë në kryerjen e detyrave zyrtare për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.