SPAK-u kërkon rikthimin e Berishës në arrest shtëpie

SPAK-u kërkon rikthimin e Berishës në arrest shtëpie

Aktuale January 03, 2025 - 10:53

Kërkesa e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion për rikthimin e Sali Berishës në arrest shtëpie shqyrtohet sot në Apelin e GJKKO-së.

Seanca, e drejtuar nga gjyqtari Engert Pëllumbi, ka nisur pas orës 10:00.

Berisha, i liruar më 27 nëntor 2023, pas një viti në arrest shtëpiak, akuzohet për korrupsion pasiv lidhur me miratimin e ligjeve dhe akteve nënligjore për të favorizuar pesë familje në kompleksin sportiv “Partizani’.

Bashkë me të akuzohet edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, për korrupsion pasiv dhe pastrim parash. /TopChannel