Pritje mbi një orë për të dalë nga Kosova te Dheu i Bardhë e 40 minuta në Merdar
Aktuale
January 03, 2025 - 09:07
Pasi kanë përfunduar festat e fundvitit, mërgimtarët që ishin në Kosovë kanë filluar të kthehen në vendet ku jetojnë.
Kjo ka bërë që pritjet për të dalë nga Kosova përmes pikës kufitare “Dheu i Bardhë” të shkojnë deri në një orë e 20 minuta, duke e bërë pikën me fluksin më të madh, shkruan Zeri.info.
Pritje deri 40 minuta për të dalë nga Kosova ka edhe në pikën e Merdarit, ndërsa në Jarinjë deri në 20 minuta.
Më poshtë gjeni raportin e fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar për të gjitha pikat kufitare: