Revoltohen banorët e Livoçit, ndërprerje rryme çdo ditë deri në 7 orë, protestën e bëjnë para trafos
Aktuale
January 03, 2025 - 00:50
Banorët e fshatit Livoç i Epërm, në rrugën “Shyqri Ajvazi”, janë mbledhur para trafos për të protestuar kundër ndërprerjeve të shpeshta dhe të gjata të energjisë elektrike.
Gjatë protestës, disa banorë shprehën zhgënjimin dhe zemërimin e tyre me autoritetet lokale dhe qendrore.
”S’ka qeveri as shtet as send, s’ka as qeveri as kurgjo hiç. Kena me shku frik, kena me kallë”, dëgjohet një nga protestuesit, duke treguar frustrimin e thellë të komunitetit për mungesën e reagimit ndaj këtij problemi.
Sipas tyre, rryma është ndërprerë për deri në 7 orë çdo ditë, duke shkaktuar shqetësime të mëdha dhe duke vështirësuar jetesën e përditshme. /klankosova