Pacolli paralajmëron njohje të reja për Kosovën
Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka paralajmëruar se do të ketë njohje të reja për Republikën e Kosovës.
Pacolli përmes një pstimi në rrjetin social Facebook ka thënë se edhepse është kritikuar ashpër për qasjen e tij ndaj politikës së jashtme ka arritur që të sigurojë dhjetëra njohje për shtetësinë e Kosovës.
“Dikur u kritikova ashpër, madje qasjen time ndaj politikës së jashtme e quajtën “skandal” pse ja dhash doren pres. Trump në hollin e OKB-së, pse e quajta Bernabiçin “zonja e madhe” ose pse isha takuar me kryeministrin e Marokos me vullnetin e tij.
Megjithatë, unë kam besuar gjithmonë se edukata, mirësjellja dhe diplomacia e mirëfilltë janë çelësi për arritjen e qëllimeve të mëdha për shtetndërtimin e vendit tonë. Ne fund te fundit pjesën e më të madhe të udhetimeve te mia i kam bërë me finanasat e mia dhe nuk kam mar pagë nga qeverija e Kosovës”, tha ai në një shkrim në profilin e tij në Facebook.
Pacolli shtoi se ka demaskuar pretendimet e Serbisë për ‘tërheqjen’ e njohjeve, pasi me kë është takuar thotë se i ka lënë dyert hapur për dialog e bashkëpunime të mëtutjeshme.
:Edhe para se të isha ministër i Punëve të Jashtme, arrita të siguroj dhjetëra e dhjetëra njohje për shtetësinë e Kosovës, ndërsa gjatë mandatit tim të shkurtër si ministër, solla edhe dy njohje tjera.
Vitin që kaloi solla letrat për dy njohjet për pasaportat e Kosovës nga Zimbabve dhe Kenia. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me njohje të reja, të cilat do të vijnë së shpejti”, tha ai.