Von der Leyen publikon video me hartën e BE-së pa Kosovën, i reagon Doris Pack

Von der Leyen publikon video me hartën e BE-së pa Kosovën, i reagon Doris Pack

Aktuale January 02, 2025 - 12:36

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von Der Leyen, ditën e djeshme publikoi një video përmes së cilës uroi Rumaninë dhe Bullgarinë për hyrje në zonën Schengen.

Në atë video u shfaq një hartë e vendeve anëtare të Schengenit, të cilat ishin të mbuluara me ngjyrë të kaltër, ndërsa vendet jashtë zonës ishin të mbuluara me ngjyrë të bardhë.

Në këtë zonë bën pjesë edhe Kosova, sikurse edhe vendet tjera të rajonit, si Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnja e Serbia.

Por, kufiri mes Kosovës dhe Serbisë në këtë hartë del të jetë inekzistent.

Për këtë kanë reaguar shumë përdorues në rrjetin social X, e ndër ta edhe politikania gjermane, Doris Pack.

“Ku është shteti i Kosovës”, shkroi ajo, teksa shpërndau postimin e von der Leyen.

Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e shefes së KE-së.