Situata pas mjegullës në Aeroportin “Adem Jashari”, flet ministri Aliu
Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka reaguar për situatën në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Aliu ka thënë se Aeroporti i Prishtinës është në shërbim gjatë tërë kohës, pasi ka të instaluar dhe funksional sistemin e avancuar të aterrimit ILS CAT IIIb, i cili mundëson aterrime edhe në kushte të mjegullës së dendur, deri në dukshmëri minimale prej 50 metrash.
Sipas tij, 12 ulje janë anuluar, për shkak të pilotëve që nuk janë të certifikuar për sistemin “ILS CAT IIIb”, transmeton Zeri.info.
“Fluturimet me pilotë të certifikuar për përdorimin e këtij sistemi kanë aterruar me sukses, ndërsa ato fluturime pa certifikimin e nevojshëm janë anuluar ose devijuar.
46 ardhje-shkuarje jane realizuar me sukses, deri sa 12 jane anuluar ne ardhje”, ka shkruar Aliu. /Zëri