Osmani uron Poloninë për drejtimin e Presidencës së BE-së: Duam heqjen e masave ndaj Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani e ka uruar Poloninë që nga sot më 1 janar ka marrë drejtimin e Këshillit të Presidencës së Bashkimit Evropian.
Përmes një postimi në platformën X, ajo ka thënë se mezi pret të punojë me presidentin Andrzej Dua, si dhe me kryeministrin Donald Tusk, për të siguruar të ardhmen që Kosova meriton.
“Ka ardhur koha për dhënien e statusit kandidat dhe heqjen e masave të padrejta të BE-së ndaj popullit të Kosovës”, ka shkruar Osmani.
Më tej, ajo ka thënë se ajo shpreh vlerësim për Hungarinë dhe angazhimin e saj gjatë presidencës në mandatin e kaluar.
Congratulations to Poland as it takes the helm of the @EUCouncil Presidency.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) January 1, 2025
I look forward to continuing our work with President @AndrzejDuda and Prime Minister @donaldtusk to secure the future Kosovo deserves. The time has come for granting candidate status and lifting the…