Kurti vizitoi dy foshnjat e para të sapolindura në 2025 në QKUK, Poemën dhe Diamantin

Kurti vizitoi dy foshnjat e para të sapolindura në 2025 në QKUK, Poemën dhe Diamantin

Aktuale January 01, 2025 - 09:17

Kryeministri Albin Kurti u ka uruar mirëseardhje foshnjave të sapo lindura në vitin 2025.

Kurti nga Klinika e Gjinekologjisë ku vizitoi foshnjat e sapolindura dhe nënat, uroi dhe gjithë qytetarët e Kosovës për Vitin e Ri.

“Vizituam dy nënat që kanë lindur dy foshnja në këtë ndërrim motmotesh, znj.Teutë ka lindur vajzën Poemën dhe znj.Fortesa djalin Diamantin, të dy foshnjat janë të lindura me shëndet dhe i uruam jetë të gjatë bashkë me familjet tyre”,tha Kurti.