Një pjesë e Pejës feston pa energji elektrike natën e ndërrimit të motmoteve
Një pjesë e madhe e qytetit të Pejës ishte pa energji elektrike gjatë natës së ndërrimeve të motmoteve, duke sjellë zemërim dhe zhgënjim tek qytetarët.
Reagimet në rrjetet sociale ishin të shumta, ku banorët ndanë përvojat e tyre dhe kritikuan gjendjen e vazhdueshme me mungesë të energjisë elektrike.
Ky problem nuk është i ri për Pejën. Qyteti tash e disa javë po përballet me ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike, duke sjellë vështirësi në përditshmëri për banorët.
Javën e kaluar, qytetarët organizuan një protestë para zyrave të KEDS-it, duke kërkuar një zgjidhje të menjëhershme për këtë situatë.
Pavarësisht shqetësimeve të ngritura dhe presionit nga komuniteti, zgjidhja për këto probleme ende nuk është bërë e qartë, duke e lënë Pejën në pritje të një përgjigje konkrete për përmirësimin e furnizimit me energji elektrike. /Telegrafi/