Kurti uron qytetarët për Vitin e Ri 2025
Aktuale
December 31, 2024 - 20:11
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i ka uruar qytetarët e vendit me rastin e Vitit të Ri 2025.
Kurti tha se po vendi po e mbyll këtë vit me përkushtimin që sipas tij, sfidat e sivjetme, t’i lënë pas dhe të vazhdojnë përpara, me siç tha, forcë e vendosmëri.
Gjatë adresimit të fundit për këtë vit, Kurti përmendi sfidat nëpër të cilat tha se ka kaluar vendi dhe sukseset të cilat i konsideroi ai që janë arritur gjatë këtij viti.