Osmani vizitoi familjen Behrami në Kroin e Vitakut: Familje qëndrestare

Osmani vizitoi familjen Behrami në Kroin e Vitakut: Familje qëndrestare

Aktuale December 31, 2024 - 16:11

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me ministrat Xhelal Sveçla dhe Elbert Krasniqi, vizituan familjen e Ramadan Behramit, në Kroin e Vitakut, në veri.

Osmani, në një postim në Facebook, ka shkruar se familja Behrami është njëra ndër familjet që përfaqëson forcën dhe qëndresën e jashtëzakonshme të njerëzve tanë.

“I urova për Vitin e Ri, të cilin tani e festojnë në shtëpinë e re, si dhe i përgëzova për vullnetin e tyre të palëkundur për të qëndruar në vatrën e tyre, pavarësisht sfidave të panumërta të sigurisë me të cilat janë përballur përgjatë viteve. Këto familje janë qëndrestarët e vërtetë”, ka shkruar Osmani.