“Prishtina Parking” ua ndan nga 250 euro bonus për fundvit të gjithë punonjësve

“Prishtina Parking” ua ndan nga 250 euro bonus për fundvit të gjithë punonjësve

Aktuale December 31, 2024 - 10:58

Ndërmarrja publike lokale “Prishtina Parking” në fund të këtij viti u ka ndarë shtesa punëtorëve të saj në vlerë të 205 eurove.

Kryeshefi i kësaj ndërmarrjeje, Sokol Havolli, në mesazhin drejtuar stafit të tij ka thënë se shtesat janë për “punën e shkëlqyeshme” gjatë këtij viti.

“Më lejoni që përmes këtij mesazhi të ju Uroj Vitin e Ri 2025. Puna juaj e shkëlqyer ka sjellë rezultate të kënaqshme për ndërmarrjen. Më lejoni që përmes këtij mesazhi t’ju njoftoj se me propozimin tim dhe aprovim të Bordit të ndërmarrjes, të gjithë punonjësve të ndërmarrjes u kemi ndarë shtesa për fundvit në vlerë 250 euro”.

Gjithashtu, për kontrolloret e terrenit, Bordi i Ndërmarrjes ka aprovuar propozimin e Havollit që të ketë shtesë mujore prej 42 eurove “meqenëse kushtet specifike të punës, kontrollorëve u pamundësojnë kushte të barabarta të punës kundrejt kolegëve të tjerë”.

“Duke ju uruar Vitin e Ri 2025, me shëndet dhe gëzime në familjet tuaja, ju inkurajoj për punë edhe më të zellshme në të ardhmen”.