Osmani viziton Policinë, “Kroin e Vitakut” dhe bizneset e sapohapura në veri të Mitrovicës
Foto: Kossev

Osmani viziton Policinë, “Kroin e Vitakut” dhe bizneset e sapohapura në veri të Mitrovicës

Aktuale December 31, 2024 - 10:42

Në prag të festave të fundvitit, presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani është duke qëndruar në veri të Mitrovicës.

Osmani është parë së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha.

Osmani gjatë kësaj kohe ka vizituar Drejtorinë e Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut dhe dy biznese shqiptare.

Qëllimi, sipas saj, është t’i përgëzojë për punën e mirë dhe t’i urojë festat e fundvitit.

Po ashtu, Osmani gjatë vizitës në veri është ndaluar edhe në një shtëpi në “Kroin e Vitakut”.

Kjo është vizita e parë e Osmanit në veri, pas sulmit të 29 nëntorit në kanalin e Ibër-Lepencit në fshatin Varagë të komunës së Zubin Potokut, komunë kjo me shumicë serbe në veri të vendit.

Image

Image

Image

Image

Image