Kryepeshkopi i Shqipërisë shtrohet në spital

Kryepeshkopi i Shqipërisë shtrohet në spital

Aktuale December 30, 2024 - 18:24

Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatosi, është shtruar në spital.

Sipas Kishës Ortodokse, kryepeshkopi pati disa shqetësime, kjo për shkak të një viroze sezonale, kurse mjekët thonë  se gjendja e tij duket plotësisht e qëndrueshme.

“Fortlumturia e tij, Kryepiskopi i Shqipërisë, z. Anastas, u shtrua në spital në Tiranë pas shfaqjes së një viroze sezonale, në mënyrë që të jetë nën vëzhgimin e mjekëve. Gjendja e tij shëndetësore është plotësisht e qëndrueshme dhe mjekët, të cilët po kujdesen për të, janë optimistë”, shkruan Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë.