Melihate Lika kërkon ndihmë për vajzën Amra, që ka probleme me zemër
Melihate Lika po kërkon ndihmë për vajzën e saj të vogël, e cila është diagnostikuar në tetor të këtij viti me probleme të rënda të zemrës, duke përfshirë Fibrosis endocardi et musculipapilaris, ALCAPA dhe CMP dilatativa.
Këto janë probleme të lindura që kërkojnë një ndërhyrje urgjente dhe të specializuar, e cila nuk mund të kryhet në Kosovë.
Për këtë arsye, vajza duhet të referohet menjëherë në një qendër mjekësore më të avancuar jashtë vendit për të marrë trajtimin e nevojshëm.
Për të mundësuar këtë ndihmë jetike, familja kërkon mbështetje financiare nga të gjithë ata që mund të ndihmojnë.
Donacionet dhe ndihmat mund të bëhen në llogarinë bankare të hapur për këtë qëllim:
Banka Për Biznes BPB
Emri i llogarisë: Melihate Lika
Numri i llogarisë: 1300090003183187
Çdo kontribuim është i çmuar dhe mund të bëjë ndryshim të madh në jetën e kësaj vajze të vogël.