Kryeprokurori Isufaj thotë se s’ka informacione që dikush ndonjëherë është intervistuar në Zyrë të Kryeministrit
Foto: Laura Hasani

Kryeprokurori Isufaj thotë se s’ka informacione që dikush ndonjëherë është intervistuar në Zyrë të Kryeministrit

Aktuale December 30, 2024 - 13:49

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka thënë se nuk ka informacione nëse dikush është intervistuar ndonjëherë në Zyrën e Kryeministrit.

“Unë nuk kam informacione nëse ndokush ndonjëherë është intervistuar në Zyrën e Kryeministrit, ndoshta edhe mund të ketë, por unë nuk e di. Të paktën përderisa unë po bëhen 5 vjet që jam kryeprokuror i kësaj prokurorie, situata të tilla s’kemi pasur”, tha ai.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, kishte thënë se presin një përgjigje pozitive “meqë – sipas praktikës – kjo nuk do të ishte hera e parë që një kryeministër intervistohet brenda Zyrës së tij dhe i mirëpresim në Kryeministri”.