Hyseni: Viti 2025 na pret me punë dhe përkushtim edhe më të madh për ta bërë Gjilanin një qytet modern
Foto: Facebook

Hyseni: Viti 2025 na pret me punë dhe përkushtim edhe më të madh për ta bërë Gjilanin një qytet modern

Aktuale December 30, 2024 - 13:36

Komuna e Gjilanit njofton se po vazhdojnë investimet në përmirësimit e infrastrukturës, ku krahas rrugëve, po rregullohet edhe kanalizimi fekal e ai atmosferik dhe infrastruktura tjetër përcjellëse.

Krahas kësaj, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se viti 2025 i pret me punë dhe përkushtim edhe më të madh për ta bërë Gjilanin një qytet modern dhe të kompletuar.

“Do të vazhdojmë me projekte të reja, përmirësime dhe investime që do ta transformojnë qytetin tonë në një vend më të mirë për të jetuar dhe punuar”, tha Hyseni.