Vdekja e Carterit, Osmani dhe Kurti e kujtojnë si simbol të humanizmit
Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë shprehur ngushëllimet e tyre më të thella pas lajmit për ndarjen nga jeta të ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jimmy Carter.
Osmani, përmes një postimi në “X”, nderoi jetën dhe veprën e presidentit Carter, duke theksuar rëndësinë e lidershipit të tij.
“Presidenti Carter i tregoi botës se lidershipi është mbi të gjitha përkushtim, dhembshuri dhe besim i palëkundur te njerëzimi. Ai ia kushtoi jetën paqes, barazisë dhe përmirësimit të jetës për të gjithë. Mendimet tona janë me familjen e tij, teksa bashkohemi me miqtë tanë amerikanë për të nderuar trashëgiminë e tij”, shkroi Osmani.
Edhe Kurti në një postim në “X” shprehu ngushëllimet e tij për presidentin Carter.
“Në emër të Qeverisë dhe popullit të Republikës së Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e Presidentit Jimmy Carter dhe popullin amerikan në ditën e ndarjes së tij nga jeta. Një shekull pas fillimeve të tij modeste në një familje punëtore në Plains, Georgia, Presidenti Carter lë pas një trashëgimi madhështore të shërbimit për të drejtat e njeriut dhe prosperitetin në Shtetet e Bashkuara dhe përtej. U prehtë në paqe”, shkroi Kurti.
Jimmy Carter, presidenti i 39-të i Shteteve të Bashkuara, u nderua për angazhimin e tij të palodhshëm për të drejtat e njeriut, zgjidhjen e konflikteve dhe ndihmën humanitare.
Ai vdiq në moshën 100-vjeçare. Vdekja e tij shënon fundin e një epoke për një lider që la gjurmë të thella jo vetëm në SHBA, por në mbarë botën.
President Carter showed the world that leadership is about service, compassion, and an unshakable faith in humanity. He dedicated his life to peace, equality, and the betterment of all.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) December 29, 2024
We hold his family in our thoughts as we join our American friends in honoring his legacy.… pic.twitter.com/4eHG2OW6BD
On behalf of the Government and the people of the Republic of Kosova, I express my deepest condolences to the family of President Jimmy Carter and the American people on the day of his passing. A century after his humble beginnings in a working-class family in Plains, Georgia,…
— Albin Kurti (@albinkurti) December 29, 2024