Vogëlushja Una po përballet me sëmundjen HUS, nëna e saj kërkon ndihmën tuaj për shërimin e saj

Vogëlushja Una po përballet me sëmundjen HUS, nëna e saj kërkon ndihmën tuaj për shërimin e saj

Aktuale December 29, 2024 - 14:06

Arzana Bajrami po kërkon ndihmë për vajzën e saj, Unën, e cila po trajtohet aktualisht në spitalin “Majka i Dete” në Beograd, e diagnostifikuar me sëmundjen HUS (Hemolytic Uremic Syndrome).

Ajo ka bërë një kërkesë për ndihmë urgjente në Facebook, pasi thotë se “nuk mund të parashikohet ende koha dhe shuma e plotë që do t’i nevojitet për shërim” vajzës së saj.

Postimi i Arzana Bajramit:

Kërkesë për Ndihmë Urgjente!

Sot, më shumë se kurrë, kam nevojë për përkrahjen tuaj.

Vajza ime, UNA, ndodhet aktualisht në Beograd, në Spitalin “Majka i Dete”, ku është duke marrë trajtim intensiv për një diagnozë shumë të rëndë – semundjen HUS (Hemolytic Uremic Syndrome).

Gjendja e saj është ende e paqëndrueshme dhe, për këtë arsye, nuk mund të parashikohet ende koha dhe shuma e plotë që do t’i nevojitet për shërim.

Në këtë moment të vështirë, çdo kontribut do të ishte një mbështetje e madhe për UNA-n. Çdo ndihmë është e çmuar, dhe asnjëherë nuk mund të jem mjaftueshëm mirënjohëse për përkrahjen që mund të ofroni.

Arzana Bajrami

Nr. i llogarisë: 1701003029450379

IBAN:XK05 1701003029450379

SWIFT CODE:NLPRXKPR XXX

Banka:NLB