Osmani pret një grup fëmijësh nga të gjitha komunitetet për fundvit
Foto: Facebook

Osmani pret një grup fëmijësh nga të gjitha komunitetet për fundvit

Aktuale December 29, 2024 - 12:31

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se në fundvit e pati kënaqësinë të mirëpres edhe anëtarët e Këshillit Konsultativ për Komunitete dhe një grup fëmijësh nga të gjitha komunitetet.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ajo ka shpërndarë fotografi nga takimi në fjalë.

“Kosova i përket të gjithë qytetarëve të saj, por mbi të gjitha fëmijëve tanë – gjeneratës së ardhshme të udhëheqësve”.

“Së bashku për një Kosovë të barabartë për të gjithë!”, ka thënë Osmani. /Zëri